Beshiktashi mposhti Sivasporin me rezultatin 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e katërt të Superligës së Turqisë, ku titullar u aktivizuan Ernest Muçi, Rei Manaj si dhe Milot Rashica.
Ishin Muçi dhe Rashica, ata që festuan në fund, ndërkohë që Manaj, ende nuk ka gjetur golin e parë në këtë edicion me Sivasporin.
Imobile në minutën e 27-të me penallti dhe Fernandes në minutën e 89-të ishin autorët e golave të Beshiktshin, ndërkohë që Muçi qëndroi në fushë 62 minuta, duke i lënë vendin Kiliçsoit.
Manaj e mbylli të gjithë takimin në fushë, ndërsa Rashica u zëvendësua në minutën e 90+2’.
Një 3 pikësh i artë ky për Beshiktashin që ka zhvilluar 3 ndeshje duke marrë pikë të plota, ndërsa Sivaspori në 4 ndeshje ka siguruar 4 pikë.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co