Bota

OKB ndalon dërgesat e ushqimit në Gazën veriore: Na rrahën shoferin dhe…

okb ndalon dergesat e ushqimit ne gazen veriore na rrahen shoferin dhe
okb ndalon dergesat e ushqimit ne gazen veriore na rrahen shoferin dhe

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) ka njoftuar se po ndalon dërgesat e ndihmave ushqimore në Gazën veriore.

Një vendim i tillë vjen pas incidenteve të 18 dhe 19 shkurtit, kur WFP thotë se autokolonat nuk ishin në gjendje të dërgonin ndihma siç ishte planifikuar, pasi kamioni me ndihma u plaçkit dhe shoferi u dhunua.

OKB-ja ka thënë se për peiudhën midis 1 janarit dhe 15 shkurtit, ishin planifikuar 77 misione për të ofruar ndihma në veri të Rripit të Gazës.

Nga këto misione, OKB-ja thotë se vetëm 12 arritën të shkojnë në destinacionin e duhur me ndihmën e ushtrisë izraelite. Të tjerat u penguan tërësisht apo pjesërisht.

Si shkak i mos arritjes së ndihmës, OKB zbuloi se një në gjashtë fëmijë nën moshën dy vjeç në Gazën veriore vuante nga kequshqyerja akute.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts