Lifestyle

“Shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë ndaj atyre të Kosovës”, aktori sqaron deklaratën që nxiti reagime të ashpra në rrjet

shqiptaret e shqiperise jane xheloze ndaj atyre te kosoves aktori sqaron deklaraten qe nxiti reagime te ashpra ne rrjet
shqiptaret e shqiperise jane xheloze ndaj atyre te kosoves aktori sqaron deklaraten qe nxiti reagime te ashpra ne rrjet

Aktori i humorit Osman Azemi ka kërkuar falje për deklaratën e tij të bërë disa ditë më parë, ku tha se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë ndaj atyre të Kosovës. Azemi shpjegoi se deklarata e tij ishte bërë në një kontekst humoristik dhe kërkoi ndjesë për situatën që ka shpërthyer pas kësaj.

“Unë ndoshta nuk kam shprehur vetë siç duhej dhe kjo më bën të ndjehem keq. Tani duhet të jem shumë i kujdesshëm në atë që them, sepse dëmi është bërë. Deklaratat e mia janë keqinterpretuar. Qëllimi im ishte të flisja për sport, natyrisht që sporti na emocionon, dhe gjatë intervistës ndodhi një gabim që ishte një lloj satire. Kam dashur të bëj satirë, pak humor, por mori përmasa të papritura dhe ndihem keq,” tha aktori.

“Nuk kam dëshirë të shoh shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, apo Malit të Zi të ndahen mes tyre. Sinqerisht, ndjehem keq edhe për qytetarët në Shqipëri, pavarësisht se janë të majtë apo të djathtë, dhe për ata në qeveri apo opozitë, për miqtë dhe familjarët e mi që i kam futur në një situatë të sikletshme. Ju kërkoj falje edhe bashkëpunëtorëve të mi nëse janë ndjerë të shqetësuar, por tani është bërë dëmi,” përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts