“Qytetarët që kalojnë tranzit po ndalohen nga ekstremistë të maskuar”/ Kosova merr masa drastike, mbylli dy pika kufitare me Serbinë: Sjellje fashiste!

qytetaret qe kalojne tranzit po ndalohen nga ekstremiste te maskuar kosova merr masa drastike mbylli dy pika kufitare me serbine sjellje fashiste
qytetaret qe kalojne tranzit po ndalohen nga ekstremiste te maskuar kosova merr masa drastike mbylli dy pika kufitare me serbine sjellje fashiste

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është mbyllur edhe pika kufitare në Merdarë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sveçla tha se kjo mbyllje erdhi pas veprimeve të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që thotë se po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo po ndodh para syve të autoriteteve të Serbisë.

“Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situates”, shkroi Sveçla.

Sveçla njoftoi më parë se për shkak të sigurisë së qytetarëve është mbyllur kufiri në Bërnjak.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →