Shqiperia

Atentat me disa plumba shqiptarit pranë një qendre tregtare në Spanjë

atentat me disa plumba shqiptarit prane nje qendre tregtare ne spanje
atentat me disa plumba shqiptarit prane nje qendre tregtare ne spanje

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Marbella të Spanjës. Një 33-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë rreth orës 21:40 të kësaj të shtune, pasi ka marrë të paktën katër ose pesë plagë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare Guadalmina, në Marbella (Málaga), pranë A-7, në afërsi të qytetit kufitar të Estepona, sipas burimeve policore. I plagosuri, shtetas shqiptar, është dërguar në spital pasi shërbimet shëndetësore 112 kanë shkuar në zonën e të shtënave, ndërkohë që policia ka marrë përsipër hetimet. Sipas të njëjtave burime janë dëgjuar gjysmë duzinë shpërthimesh.

Qendra tregtare e lartpërmendur në Marbella është kthyer në një pikë të nxehtë në pastrimin e hesapeve mes bandave në Costa del Sol. Më 28 tetor, tre persona të armatosur me kapuç hapën zjarr ndaj dy personave, të cilët u plagosën. Pasi kanë qëlluar, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts