Lifestyle

Jennifer Lopez shfaqet me një fustan zbulues në Toronto, tregon format perfekte

jennifer lopez shfaqet me nje fustan zbulues ne toronto tregon format perfekte
jennifer lopez shfaqet me nje fustan zbulues ne toronto tregon format perfekte

Të gjithë sytë ishin te Jennifer Lopez dje kur ajo mbërriti në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto me një fustan metalik super zbulues për premierën e filmit të saj të ri ‘Unstoppable’.

55-vjeçarja me fustanin që zgjodhi u tregoi të pranishmëve kthesat e saj të cilat “mbaheshin” nga fjongo të mëdha të zeza. Ajo bashkoi pamjen mahnitëse me taka të argjendta teksa ecte e vetme në tapetin e kuq.

Kjo ishte dalja e parë publike e aktores në tapetin e kuq që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga Ben Affleck muajin e kaluar. Aktori, edhe pse ishte producent i filmit, nuk mori pjesë në premierën e tij.

Affleck ishte në Los Anxhelos në të njëjtën kohë, por nuk mori pjesë në event.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts