I dënuar me burg për prodhim dhe shitje narkotikësh, vihet në pranga 55-vjeçari

i denuar me burg per prodhim dhe shitje narkotikesh vihet ne pranga 55 vjecari





































Policia ka arrestuar një 55-vjeçar në Berat, i cili është i dënuar me 1.4 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

policia-5-1

Ky shtetas, në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. Z., 55 vjeç, banues në Poliçan.

Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 13.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co