Lifestyle

Shuhet në moshën 29-vjeçare balerina e njohur, u bë e famshme në videon e Beyoncé

shuhet ne moshen 29 vjecare balerina e njohur u be e famshme ne videon e beyonce
shuhet ne moshen 29 vjecare balerina e njohur u be e famshme ne videon e beyonce

SHBA

Ndërron jetë në moshën 29-vjeçare balerina e njohur Michaela DePrince, e cila fitoi famë për paraqitjen e saj në videon e Beyoncé në “Lemonade”. Shkaku i vdekjes mbetet i panjohur.

Balerina lindi në Sierra Leone dhe vitet e para të jetës së saj në një jetimore ku përjetoi kushte të vështira dhe keqtrajtim, përpara se të birësohej nga një çift amerikan në moshën 4-vjeçare. Ekipi i saj publikoi lajmin e hidhur në Instagram:

Me dhimbje në zemrat tona, ne ndajmë humbjen e yllit të baletit Michaela Mabinty DePrince. Arti i saj preku zemra të shumta dhe shpirti i saj frymëzoi shumë njerëz, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në botën e baletit dhe më gjerë. Jeta e DePrince ishte një shembull i jashtëzakonshëm i forcës dhe përkushtimit. Ajo e përdori pasionin dhe talentin e saj për të ndihmuar të tjerët dhe për të frymëzuar ata që përballen me sfida të ngjashme. Pavarësisht se koha e saj me ne ishte e shkurtër, ndikimi i saj dhe trashëgimia do të vazhdojnë të shkëlqejnë në zemrat e atyre që u prekën nga historia e saj. Dashuria dhe lutjet tona shkojnë për familjen e saj, miqtë dhe të gjithë ata që e donin atë. Michaela DePrince do të kujtohet gjithmonë për shpresën dhe inspirimin që i dha botës, duke treguar se bukuria dhe madhështia mund të ngrihen edhe nga vendet më të errëta.”-shkruhej në postim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts