Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, raportohet se po përpiqet të jetë miqësore me ish-bashkëshortin e saj, Ben Affleck që nga ndarja e tyre në fillim të këtij viti, por ata të dy janë ende të vendosur për t’i vazhduar procedurat e divorcit.
Aktorja 55-vjeçare është ndarë nga aktori në prill, pas gati 2 vjetësh martese dhe ajo e ka paraqitur kërkesën për divorc më 20 gusht – datën e përvjetorit të dytë të martesës së tyre. Ish-çifti është fotografuar duke ngrënë drekë në Los Angeles së bashku me fëmijët e tyre gjatë fundjavës dhe është raportuar se Jenniferi dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me ish-in e saj për hir të fëmijëve të tyre.
“Ata kanë dalë së bashku për drekë, në mënyrë që fëmijët të rrinë bashkë. Lopez po përpiqet të jetë miqësore me Benin. Ata po i vazhdojnë procedurat e divorcit”, ka thënë një burim për revistën People. “Divorci nuk është kurrë i lehtë, por Jenniferi nuk dëshiron të jetë egoiste. Fëmijët gjithmonë shkojnë mirë dhe argëtohen së bashku. Kjo e bën atë të lumtur kur i sheh fëmijët të lumtur së bashku. Fëmijët e lumtur janë prioriteti i saj”.
Ish-çifti u fotografua në Polo Lounge në hotelin Beverly Hills të Los Angelesit, së bashku me fëmijët e Benit, Seraphina, 15, dhe Samuel, 12, si dhe binjakët 16-vjeçarë të Jenniferit, Emme dhe Max me ish-bashkëshortin, Marc Anthony.
Ylli i popit Jennifer, ishte e fejuar me aktorin e Holliwoodit Ben në fillim të viteve 2000, por lidhja përfundoi pak para se të martoheshin.
Ata u rikthyen bashkë në vitin 2021 përpara se të martoheshin në vitin 2022.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co