Hygerta Sako, përballë vetes 20-vjeçare, ka një porosi që duhet ta ndiqni

hygerta sako perballe vetes 20 vjecare ka nje porosi qe duhet ta ndiqni
hygerta sako perballe vetes 20 vjecare ka nje porosi qe duhet ta ndiqni

Edhe pse pamja e saj nuk tregon numrin e vërtetë të viteve, mësimet që ka marrë përgjatë tyre janë të pamohueshme. Po flasim për Hygerta Sakon, moderatoren e sportit e cila vetëm pak javë më parë festoi 47-vjetorin. Në një reflektim për moshën e të 20-ave, ajo ndau në programin “Rudina” në Tv Klan, fjalët që do t’i thoshte vetes në atë kohë.

Do t’i thoja vetëm që çdo pengesë, sulm apo problemi që mund të kesh nga persona të tjerë, si në jetën profesionale, si në atë shoqërore, si në atë intime e të gjitha me radhë, mos t’i marrësh për personale. Këtë unë e kam kuptuar pak me eksperiencë që asgjë në jetë nuk duhet ta marrësh personale, çfarëdo marrëdhënieje që mund të kesh sepse në momentin që ti e merr për personale, ma tha këtë, se ma tha këtë se vërtet mos është kështu, fillon mërzitesh, fillon mendon, fillon rrudhesh pikërisht duke e menduar shumë, gjërat do të ishin shumë më të thjeshta. Ndoshta shumë gjëra në jetën time nuk do t’i kisha përjetuar kaq shumë sa ç’i kam përjetuar. Tani që kam kuptuar këtë, i përjetoj shumë më thjesht, asgjë nuk e marr personale dhe shoh vetëm përpara. Duke parë vetëm përpara për të përmirësuar veten, për të jetuar më mirë, për ta shijuar më shumë jetën dhe cilësia e jetës bëhet më e mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →