“Shokut tim të jetës”/ E bija e Dritëro Agollit publikon foton e shkrimtarit me mikun e tij të pushkatuar: E mbante të fshehur në një çantë të mbyllur me kyç në…

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Diëro Agoli, Elena Agolli ka publikuar sot një foto të të atit me mikun e tij Fadil Kokomani, me të cilin kishin studiuar bashkë në Bashkimin Sovjetik.

Kokomani u dënua dhe më pas u pushkatua.

Ajo ka zbuluar se Dritëroi e mbante fotografinë bashkë me dedikimin e veçantë, në një çantë të mbyllur me dry e kode, të fshehur mes gazetave dhe shkrimeve të shkrimtarit.

422953895 2581090438739253 6896939447800345578 N
422953895 2581090438739253 6896939447800345578 N

“Fadil Kokomani , bashkëstudent dhe mik i Dritëroit , për disa vite gazetar në Radio Tirana (vitet 1958-1963) pas kthimit nga BS , i dënuar me burgim në Spaç për 16 vjet , si i dënuar politik dhe më pas pushkatuar së bashku me gazetarin dhe mikun tjetër Vangjel Lezho .
Kjo foto me shënimin në anën e prapme të saj mbahej në atë çantën me dryn e kode, e fshehur mes gazetave e shënimeve të babit , çantë e cila ishte e paarritshme për ne . Kjo zonë e paarritshme ishte në dhomën e gjumit të prindërve e aty mbaheshin gjërat sekrete që syri ynë kurioz nuk duhej t’i shihte . Së bashku me Tanin, vëllain , e kishim kuptuar që pëshpërimat e prindërve ose veprime që tradhtonin sinqeritetin e tyre te komunikimit me ne, dëshmonin ekzistencën e një qoshku të tillë në apartamentin tonë në Rrugën e Dibrës apo rrugën e Barrikadave siç edhe thirrej shpesh …

10-11-1953
Kujtim
Shokut tim të jetës e të universitetit , Dritëro nga Fadili . Le të kujtojë kjo fotografi , Dritëro , jetën tonë në B.S , gëzimet ndoshta dhe zënkat e vogla -por të ndreqshme -tonat . Le të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të shoqërisë tonë
FADILI.”, shkruan Elona Agolli.

422932401 2581090468739250 2582184002222650705 N
422932401 2581090468739250 2582184002222650705 N
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →