Lifestyle

Clooney dhe Pitt tregojnë detaje për bashkëpunimin në filmin “Wolfs”

clooney dhe pitt tregojne detaje per bashkepunimin ne filmin wolfs
clooney dhe pitt tregojne detaje per bashkepunimin ne filmin wolfs

Aktorët, që janë edhe shokë të afërt, George Clooney dhe Brad Pitt, kanë thënë se e kishin të lehtë të bashkëpunonin në filmin e ri ku luajnë të dy “Wolfs”.

“Që nga momenti që shkuam në sheshxhirim ishte thjesht shumë e lehtë të punojmë prapë bashkë”, ka thënë Clooney për revistën People duke shtuar se ishte njëkohësisht shumë qejf.

Clooney dhe Pitt kanë luajtur bashkë në trilogjinë “Oceans” si dhe komedinë e vëllezërve Coen, “Burn After Reading”.

Ylli ka thënë se ai dhe Brad janë paguar “miliona e miliona dollarë më pak se ajo që është raportuar se kemi fituar për rolet në filmin ‘Wolfs’”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts