Lifestyle

Në proçes divorci, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bëhen sërish bashkë

ne proces divorci jennifer lopez dhe ben affleck behen serish bashke
ne proces divorci jennifer lopez dhe ben affleck behen serish bashke

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u ribashkuan sërish mes procedurave të divorcit.

Ish-çifti u pa së bashku duke shkuar për të marrë pjesë në mbrëmjen e rikthimit në shkollë të fëmijëve të tyre në Los Anxhelos.

Ndërsa ndiqnin shkollën, ku ishin regjistruar fëmijët e tyre, këngëtarja dhe aktori me familjen e tyre të përzier “ishin krejtësisht të qetë me njëri-tjetrin dhe shumë të përzemërt”, sipas një burimi për TMZ.

Ndërsa këngëtarja bëri kërkesë për divorc pas dy vitesh martesë me Affleck, burimi i brendshëm vazhdoi të thoshte, “ata janë një çift që ende kujdesen për njëri-tjetrin, ata kanë një lidhje dashurie shumëvjeçare.”

Megjithatë, “ata nuk po rindezin asgjë dhe vazhdojnë me divorcin”, përfundoi burimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts