‘’Më shumë ju mungon muzika ime se ish-at tuaj’’/ Fero reagon për rikthimin në muzikë: Mos mbani shpresa… (FOTO)

me shume ju mungon muzika ime se ish at tuaj fero reagon per rikthimin ne muzike mos mbani shpresa foto

Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka dhënë një deklaratë befasuese për fansat e tij përmes një postimi në InstaStory, ku ka bërë të qartë se rikthimi i tij në muzikë nuk është i mundur.

Reperi, i cili së fundmi ka ndryshuar emrin artistik në Khattab, ka shkruar se nuk duhet të mbahen shpresa për muzikën e tij.

“Për muzika mos mbani shpresa hiç, kjo s’ka mundësi me ndodh, edhe pse e di që e ndjeni mungesën time, i kam parë ato tiktok-at që ma shumë ju mungon muzika jem se ex-at (ish-at) e juve, ama mos mbani shpresa”, ka deklaruar Fero.

Ky lajm vjen si një zhgënjim për fansat, të cilët kanë shprehur shpesh në rrjetet sociale se u mungon muzika dhe stili i veçantë i reperit. Me kalimin e viteve, Fero ka ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe është bërë një nga figurat më të njohura të skenës shqiptare të hip-hopit.

Përveç kësaj, Fero ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit për shkak të problemeve me kujdestarinë e vajzës së tij me ish-bashkëshorten, modelen Arbenita Ismajli.

Fero1
Fero1
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co