ANGLI – Dua Lipa ka marrë pjesë në festën e “Vogue” dhe “Tiffany and Co”, BAFTA 2024 në Londër, të dielën në mbrëmje. Këngëtarja 28-vjeçare dukej mjaft mirë, me një fustan të zi mahnitës, teksa u bashkua me Cara Delevingne dhe Anya Taylor-Joy në eventin e yjeve.
Ajo ka mahnitur me fustanin e saj, që ishte prerë, teksa kishte edhe pupla. Ndërsa, në qafë Dua mbante një aksesor, që e bënte atë akoma dhe më të mrekullueshme në sytë e publikut. Modelja Cara, 31 vjeçe veshi një fustan argjenti, që kishte gjoks të hapur. Ajo zgjodhi edhe një grim, që kishte shkëlqim.
Rosie, 36 vjeçe, veshi një fund të tejdukshëm me pika, duke pasur taka me majë. Kaia Gerber, Anna Wintour, Rochelle Humes dhe AJ Odudu ishin mes yjeve të tjerë, që morën pjesë në festë./Balkanweb/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co