Disa nga emrat e famshëm që ftoheshin në festat e abuzimeve të seksuale të reperit famëkeq amerikan P. Diddy po paguajnë në fshehtësi viktimat e tyre për të shmangur emërimin në publik, tha sot një prokuror i çështjes në SHBA.
Tony Buzbee i cili përfaqëson më shumë se 120 viktima që akuzojnë Sean “Diddy” Combs’ tha për rrjetin TMZ se emra ‘nga më të famshmit’ po paditen për abuzimet seksuale dhe se kompania e tij “po u jep një shans për të zgjidhur çështjet para se të shkojnë në gjykatë”.
“Disa nga emrat e famshëm kanë zgjedhur të mbyllin privatisht çështjet”, tha ai.
“Ashtu si në raste të tjera .. pasi kjo mund të jetë në interes të viktimës, ne tentojmë të zgjidhim çështjen pa ngritur një padi publike, dhe e kemi bërë këtë me disa individë siç mund të keni dëgjuar”, tha Buzbee sipas rrjetit Daily Mail.
Reperi dhe producenti kompanisë muzikore ‘Bad Boy Records’ është arrestuar muajin që shkoi me akuza trafikimi seksual, për të cilat është deklaruar i pafajshëm.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co