Vendimi i GJND-së për Izraelin, VOA: Ekspertët analizojnë hapat e mëtejshëm

vendimi i gjnd se per izraelin voa ekspertet analizojne hapat e metejshem
vendimi i gjnd se per izraelin voa ekspertet analizojne hapat e metejshem

Shtëpia e Bardhë thotë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që Izraeli duhet të ndërmarrë veprime urgjente për të parandaluar gjenocidin në Gazë, është në përputhje me qasjen e administratës Biden ndaj luftës dhe nuk do të ndryshojë politikën e SHBA-së për mbështetjen ndaj Izraelit. Zëri i Amerikës foli me disa ekspertë për këtë zhvillim.

Ndërsa numri i viktimave në Rripin e Gazës po kalon shifrën 26 mijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Hamasit, që është shpallur organizatë terroristë ngë SHBA, një gjykatë e OKB-së urdhëroi Izraelin të ndërmarrë veprime urgjente për të parandaluar gjenocidin në këtë territor.

Gjykata tha se Izraeli duhet të sigurohet që ushtria të mos kryejë gjenocid, të ndëshkojë aktet nxitëse dhe të ndërmarrë masa për të përmirësuar situatën humanitare dhe të raportojë brenda një muaji lidhur me përparimet.

Afrika e Jugut e çoi çështjen kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Shtëpia e Bardhë thotë se vendimi nuk do të ndryshojë mbështetjen e vendosur të SHBA-së për Izraelin.

“Ne do të duhet të shikojmë se si do të zhvillohet procesi. Por është e vështirë të mendohet se vetëm ai vendim do të ndryshojë qëndrimin tonë. Siç thashë, presidenti beson se qëndrimi që ne kemi mbajtur ka dhënë rezultate dhe ne do të vazhdojmë me të”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby.

Uashingtoni thotë se vendimi i Gjykatës është në përputhje me qasjen e administratës për t’i kërkuar Izraelit të minimizojë viktimat civile dhe të rrisë ndihmën humanitare. Po ashtu SHBA thotë se Izraeli ka të drejtë të sigurohet që një sulm si ai muajit tetor të vitit të kaluar të mos përsëritet.

Pavarësisht nga numri i viktimave në rritje, Uashingtoni është kundër një armëpushimi për të cilin thotë se do të përfitojë vetëm Hamasi dhe thekson se urdhri i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk kërkonte një gjë të tillë.

“Vendimi i Gjykatës po e klasifikon operacionin ushtarak të Izraelit në përgjithësi si një operacion ushtarak legjitim në përgjigje të sulmit të Hamasit të 7 tetorit”, thotë Ned Lazarus, profesor në Universitetin “George Washington”.

Megjithatë, vendimi i GJND-së mund të detyrojë SHBA-në dhe vendet e tjera të shqyrtojnë nëse mbështetja e tyre për fushatën ushtarake të Izraelit përbën një rrezik ligjor.

“Fakti që gjykata ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për një rrezik që gjenocidi mund të ndodhë dhe se një gjë e tillë duhet të parandalohet, do të thotë se çdo shtet që ofron mbështetje ushtarake ose diplomatike për Izraelin duhet të shqyrtojë seriozisht nëse ata duhet të vazhdojnë të bëjeni këtë pavarësisht rreziqeve që gjykata ka identifikuar”, thotë Adil Haque, nga Universiteti “Rutgers”.

Vendimi i GJND-së nuk është detyrues dhe Shtetet e Bashkuara mund ta kontekstojnë. Por në aspektin diplomatik, vendimi i GJND-së, mund të inkurajojë një veprim kundër Izraelit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, diçka me të cilën Uashingtoni do të duhet të përballet.

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour thotë se ai tashmë po punon me Algjerinë, si anëtarja arabe në Këshillin e Sigurimit.

“Ne jemi duke analizuar të gjitha detajet për të ndërmarrë hapat e duhur, të cilat, natyrisht do të jenë në Këshillin e Sigurimit. Ndërsa presioni ndërkombëtar mund të mos ndikojë tek Presidenti Joe Biden përpara zgjedhjeve të nëntorit, atij do t’i duhet të mendojë për votuesit”, thotë ai.

Sondazhet tregojnë se shumica e amerikanëve, sidomos votues demokratë, duan që lufta në Gaza të përfundojë./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →