Rusi, avioni bën ulje të detyruar në një pyll në Siberi, një i vdekur

rusi avioni ben ulje te detyruar ne nje pyll ne siberi nje i vdekur
rusi avioni ben ulje te detyruar ne nje pyll ne siberi nje i vdekur

Një person ka vdekur kur një avion Antonov-3 tentoi të bënte një ulje emergjente sot në Yakutia, Siberi, njoftuan autoritetet lokale.

Aksidenti ka ndodhur në periferi të qytetit Olekminsk, ku “avioni An-3 i linjës ajrore Borus bëri një ulje emergjente”. Fotot nga vendi i rrëzimit tregojnë se avioni i vogël u rrëzua në një zonë të pyllëzuar.

Në bordin e avionit ndodheshin pesë persona, tre anëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë, sipas informacionit të Ministrisë së Emergjencave të Republikës Ruse të Sakhasë (më gjerësisht e njohur si Yakutia).

Sipas informacioneve fillestare, piloti u detyrua të tentonte një ulje emergjente për shkak të humbjes së fuqisë së motorit, tha në një postim në Telegram Zyra e Prokurorit të Siberisë Lindore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →