Lifestyle

Kim Kardashian pozon me mini dhe rroba banje, komentet vërshojnë ‘lumë’: Vishet si adoleshente por ka fytyrën si 50 vjeç

kim kardashian pozon me mini dhe rroba banje komentet vershojne lume vishet si adoleshente por ka fytyren si 50 vjec
kim kardashian pozon me mini dhe rroba banje komentet vershojne lume vishet si adoleshente por ka fytyren si 50 vjec

Kim Kardashian postoi foto të reja zbuluese të saj në rrjetet sociale në orët e para të së martës.

Personazhi televiziv ka postuar në profilin e saj në Instagram për 364 milionë ndjekës, foto duke pozuar me një fund mini, të cilin e ka shoqëruar me bluzë bikini dhe çizme të zeza.

Komentet e urrejtjes (komentet e kritikëve të saj) morën flakë dhe këtë herë dhe personazhi televiziv nuk u vu në shënjestër vetëm për filtrat që përdor apo “shpërfytyrimin” e saj nga operacionet plastike.

Shumë kanë komentuar se fytyra e saj duket e plakur dhe duket sikur është 50 vjeç. Të tjerë i shkruanin se rrobat që ajo vesh janë për një vajzë adoleshente dhe jo për një grua 43-vjeçare si ajo.

Pak orë pas publikimit, Kim Kardashian ka çaktivizuar mundësinë e ndjekësve të saj për të komentuar fotot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts