Bota

Akuzohet se ka financuar ushtrinë ukrainase, Rusia arreston një grua amerikano-ruse për tradhti

akuzohet se ka financuar ushtrine ukrainase rusia arreston nje grua amerikano ruse per tradhti
akuzohet se ka financuar ushtrine ukrainase rusia arreston nje grua amerikano ruse per tradhti

Shërbimi rus i Sigurisë, FSB, ka thënë të martën se e ka arrestuar një grua me nënshtetësi të dyfishtë, amerikane dhe ruse, nën dyshimin për tradhti.

Ajo akuzohet se gjoja e ka financuar ushtrinë ukrainase, raportuan media ruse të martën.

FSB-ja në qytetin qendror Yekaterinburg tha se “i ka ndalur aktivitetet e jashtëligjshme të një banoreje 33-vjeçare në Los Anxhelos, e cila ka nënshtetësi të dyfishtë, të Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara, e përfshirë në dhënien e ndihmës financiare për një shtet të huaj”, raportuan mediat shtetërore ruse duke e cituar FSB-në.Identiteti e gruas së arrestuar nuk është bërë i ditur.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë më herët se disa shtetas amerikanë po burgosen padrejtësisht në Rusi, përfshirë gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, e cila është në paraburgim në Rusi, nën akuzat se e ka shkelur rregulloren e ligjit për të ashtuquajturit “agjentë të huaj”.

Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje vazhdimisht të gjithë amerikanëve të largohet menjëherë nga Rusia, duke përmendur arrestimet e padrejta dhe ngacmimet nga shërbimet ruse të sigurisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts