Shqiperia

Fermerët sërish në protestë, Policia kufitare greke njofton palën shqiptare: Bllokohet rruga Kallpaq-Janinë, ja mjetet që do të lejohen

fermeret serish ne proteste policia kufitare greke njofton palen shqiptare bllokohet rruga kallpaq janine ja mjetet qe do te lejohen
fermeret serish ne proteste policia kufitare greke njofton palen shqiptare bllokohet rruga kallpaq janine ja mjetet qe do te lejohen

Policia kufitare greke ka njoftuar palën shqiptare se rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Sipas njoftimit të policisë, lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.”, thuhet në njoftim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts