Lifestyle

Prej vitesh vuan nga një sëmundje, Beyonce e zbulon për herë të parë

prej vitesh vuan nga nje semundje beyonce e zbulon per here te pare
prej vitesh vuan nga nje semundje beyonce e zbulon per here te pare

Në një intervistë të re për për Essence, Beyonce ka folur për rrugëtimin e saj me flokët dhe për betejën me psoriazën.

“Kam shumë kujtime të bukura të lidhura me flokët e mi. Marrëdhënia që kemi me flokët është një udhëtim kaq i thellë personal. Që nga kalimi i fëmijërisë në sallonin e nënës sime deri tek babai që aplikonte vaj në lëkurën e kokës për të trajtuar psoriazën – këto momente kanë qenë të shenjta për mua”, tha Beyonce, duke treguar për herë të parë se ajo lufton me sëmundjen.

Gjendja autoimune bën që trupi të mbiprodhojë qeliza të reja të lëkurës, duke rezultuar në njolla me luspa, kruarje në lëkurën e kokës, bërryla, gjunjë dhe në trup.

Intervista e Beyoncé-s për Essence vjen disa javë pasi këngëtarja konfirmoi se po lançon një linjë produktesh për kujdesin e flokëve të quajtur Cécred.

“Mora fundin e emrit tim, Cé, dhe e bëra fillimin e fjalës së shenjtë për të krijuar Cécred,” tha ajo. “Nga salloni i nënës sime, ritualet e përditshme me babanë tim dhe përvoja e viteve në zhvillimin e një linje për kujdesin e flokëve, udhëtimi ka qenë pikërisht ky: Cécred.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts