Trump kërcënon Europën? Kandidati për president i SHBA: BE do të paguajë një “çmim të madh” për mos blerjen e produkteve amerikane

trump kercenon europen kandidati per president i shba be do te paguaje nje cmim te madh per mos blerjen e produkteve amerikane





































Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, ka lëshuar kërcënime kundër Bashkimit Evropian , duke thënë se nëse ai zgjidhet më 5 nëntor, BE-ja do të paguajë një “çmim të madh” për mosblerjen mjaftueshëm mallra amerikane.

trump

“Do t’ju them diçka, BE-ja tingëllon kaq mirë, kaq mirë, apo jo? Të gjitha vendet e bukura të vogla evropiane që punojnë së bashku”, tha Trump në një tubim të fushatës në Pensilvani, pasi u zotua të miratojë “ligjin e tregtisë hakmarrëse të Trump”.

“Ata nuk i pëlqejnë makinat tona. Ata nuk i pëlqejnë produktet tona bujqësore. Ata shesin miliona e miliona makina në SHBA. Jo, jo, jo, do të detyrohen të paguajnë një çmim të madh”, theksoi ai.

Ish-presidenti amerikan është zotuar të vendosë tarifa 10% për importet nga të gjitha vendet dhe 60% për importet nga Kina.

Ekonomistët paralajmërojnë se një veprim i tillë do të dëmtonte zinxhirin global të furnizimit dhe ka të ngjarë të shkaktojë tarifa hakmarrëse dhe të rrisë kostot.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →