21:33 – 27.01.2024
Dënimi i Vesës nga Vëllai i Madh pas arratisjes nga kazerma, krijoi shumë dinamika në shtëpi.
Vesa u ndje keq pasi shkoi direkt në nominim, duke akuzuar banorët e tjerë se nuk e mbështetën. Nga ana tjetër, Heidi iu vendos në mbrojtje Romeos, i cili u akzua nga të gjithë se ishte fjatori që Vesa u arratis dhe u dënua. ajo tha se fillimisht ishte Roza që i drejtoi gishtin Romeos, sipas saj duke hedhur kunja.
Kjo nuk i pëlqeu rozës, e cila gjatë spektaklit ironizoi Heidin duke i thënë se nuk i shkon kur flet pasi, flet kot.
“Të shkon më shumë të heshtësh se sa të flasësh sepse flet kot. Çfarë janë këto jo kunja jo të tjera”- tha Roza.
“Unë e pashë Vesën në sy kur u hodh ideja. Ajo ishte shumë e bindur që të dilte dhe ne mbështetëm. “- tha Heidi.
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co