Dy gra janë qëlluar me armë zjarri në Greqi mbrëmjen e së premtes, dyshohet në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së 5-vjeçarit në atentatin ndaj të atit.
Sipas Zougla, plagosja e dy grave të moshës 35 dhe 31 vjeç, ka ardhur si hakmarrje për vdekjen e 5-vjeçarit, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor në Markopoulos, ku i mituri u qëllua brenda makinës së babait të tij.
Burime policore për median greke bëjnë të ditur se autorët e atentatit të mbrëmshëm në Markopoulos i përkasin rrethit të familjes së fëmijës 5-vjeçar.
Sipas informacioneve, përplasjet mes dy grupeve shqiptare rome kanë të bëjnë me drogën.
Autoritetet kanë vijuar tashmë arrestimin e një personi, emri i të cilit është bërë i ditur nga dy të plagosurat, të cilat janë dërguar në spital me plagë në krah dhe këmbë.
LEXONI EDHE:
Vranë 5-vjeçarin në Greqi, policia shpall në kërkim 4 shqiptarë autorë të dyshuar! Publikohen fotot