Birrat autentike shqiptare “Korça” e “Tirana” tërheqin vëmendjen në Panairin Ndërkombëtar “HoReCa Expo Albania”

birrat autentike shqiptare korca e tirana terheqin vemendjen ne panairin nderkombetar horeca expo albania
birrat autentike shqiptare korca e tirana terheqin vemendjen ne panairin nderkombetar horeca expo albania

Është çelur në Tiranë edicioni i 10 i Panairit Ndërkombetar HoReCa Expo Albania.  “Hysenbelliu Group” është përfaqësuar me dy birrat autentike shqiptare, me birrën “Korça” dhe birrën “Tirana”.
Pavionet e birrave të pozicionuara në hyrje të panairit kanë shkëlqyer mes produkteve që u prezantuan në panairin vjetor tek Pallati i Kongreseve.

Birra “Korça” dhe “Tirana” u degustuan nga vizitorë të Panairit, të cilët provuan shijen e veçantë të ruajtur me fanatizëm ndër vite, me të njëjtat vlera dhe karakteristika.
“Është shumë e mirë, më pëlqen, nuk është shumë e fortë, ka një shijë të kendshme”, me këto fjalë një vizitor italian vlerësoi shijen e birrës Korça.

Krahas promovimit të Birrës “Korça” dhe “Tirana”, gjatë ditëve të Panairit, në fokus është këmbimi i kontakteve me blerës, distributorë dhe agjentë shitjesh, me synim për të krijuar bashkëpunim të frytshëm si dhe për të gjetur tregje të reja për eksportin e birrës Korça dhe Tirana.
Me hapjen e sezonit, “Birra poKorça” dhe “Tirana” do të jenë të pranishme jo vetëm nëpër klube, bare taverna dhe restorante në mbarë vendin e jo vetëm.

Dhjetëra kompani te ndryshme, që operojnë ne hoteleri turizëm, po ashtu dhe ne restorante, dhe bar cafe, sollën për publikun dhe operatoret e tregut teknologjitë dhe risitë me te fundit te shërbimeve dhe produkteve.
“Në në panairin Ho.Re.Ca arritëm të bëjmë bashkë ekspozues nga fushat e ushqimit dhe pijeve, të pastrimit, arredimit, teknologjisë, shkolla të gastronomisë dhe turizmit etj”, tha Stefan Strazimiri, administrator i HoReCa Expo Albania.

Nga viti në vit, panairi është rritur në volum dhe cilësi duke prezantuar në treg kompani me brende shqiptare sic janë birrat “Korça” dhe “Tirana”.

Birra “Korça” dhe “Tirana” ju presin të vizitoni stendat e tyre në Panairin, që do të qëndrojë e hapur në Pallatin e Kongreseve deri ditën e shtunë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →