Me një mesazh të thjeshtë, të embël dhe shumë prekës, vajza e Alexei Navalny i jep lamtumirën e fundit, një javë pas vdekjes së tij në qelinë siberiane ku mbahej, babait të saj.
“Dashuri, puthje, përqafime të mëdha dhe më mungon shumë”, shkroi vajza e tij, Dasha, në Twitter, duke postuar një foto të babait të saj duke e mbajtur atë në krah kur ajo ishte ende fëmijë.
Kujtohet se 48 orë më parë, bashkëshortja e Navalnit, Yulia Navalnaya, ka fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara për të vizituar vajzën e saj, e cila studion për psikologji sociale dhe shkenca politike në Stanford. Djali më i vogël i familjes, Zahar, ndodhet në Gjermani në një shkollë me konvikt.
Люблю, целую, крепко обнимаю, и очень очень скучаю,
Дорми❤️ pic.twitter.com/SAMceQNj0x— Dasha (@Dasha_Navalnaya) February 23, 2024
Yulia tha se ajo dhe vajza e saj Dasha po ngushëllojnë njëra-tjetrën pas vdekjes së papritur të Alexei.
Yulia postoi një foto në Twitter ku tregon veten dhe Dashën krah për krah, mbështjellë me një pallto të zezë duke parë e trishtuar.
Милая моя девочка. Я же прилетела тебя обнять и поддержать, а ты сидишь и поддерживаешь меня.
Такая сильная, смелая и стойкая. Мы обязательно со всем справимся, родная. Как хорошо, что ты рядом. Люблю. pic.twitter.com/FzDbrykUjH— Yulia Navalnaya (@yulia_navalnaya) February 22, 2024
“Vajza ime e ëmbël. Unë erdha këtu të të përqafoj dhe të të mbështes dhe ti ulu dhe më përkrah. Do ta kalojmë këtë, zemër. Më vjen shumë mirë që je këtu. Të dua”, shkruan Iulia.
Dasha, fëmija i madh i çiftit Navalny, është studente në Universitetin Stanford në SHBA.
Yulia Navalny është zotuar të vazhdojë punën e burrit të saj dhe fajësoi për vdekjen e tij presidentin Vladimir Putin, një akuzë që Kremlini e hodhi poshtë me zemërim.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co