Bota

Britania u vendosi sanksione bizneseve kineze, Pekini paralajmëron Londrën: Nuk do të mbeteni pa përgjigje!

britania u vendosi sanksione bizneseve kineze pekini paralajmeron londren nuk do te mbeteni pa pergjigje
britania u vendosi sanksione bizneseve kineze pekini paralajmeron londren nuk do te mbeteni pa pergjigje

Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur kompanitë kineze në listën e zezë si pjesë e një grupi të ri sanksionesh kundër Rusisë nuk do të mbetet pa përgjigje, ka paralajmëruar ambasada kineze në Londër.

Kufizimet ndaj kompanive kineze nga Mbretëria e Bashkuar janë “akte të njëanshme që nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare dhe ne i kundërshtojmë me vendosmëri ato”, tha misioni diplomatik i Pekinit në një deklaratë zyrtare.

Autoritetet kineze do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të “mbrojtur me vendosmëri” interesat legjitime të bizneseve të vendit, shtoi ambasada.

“Ne dëshirojmë të informojmë palën britanike se çdo akt që minon interesat e Kinës do të kundërshtohet me vendosmëri nga pala kineze”, thuhej në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts