Ushtria izraelite konfirmoi sot se sulmoi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« qĂ« nga fillimi i luftĂ«s nĂ« Rripin e GazĂ«s, Libanin lindor. âAeroplanĂ«t luftarakĂ« tĂ« ushtrisĂ« izraelite sapo kanĂ« shĂ«njestruar pozicionet e mbrojtjes ajrore tĂ« Hezbollahut nĂ« LuginĂ«n Bekaa, Liban. KĂ«to sulme u nisĂ«n si hakmarrje pĂ«r lĂ«shimin e njĂ« rakete tokĂ«-ajĂ«r kundĂ«r njĂ« droni Hermes-450, i cili u rrĂ«zua sotâ, tha ushtria. TĂ« paktĂ«n dy sulme izraelite shĂ«njestruan qytetin Baalbek nĂ« Libanin lindor sot, thanĂ« burimet e sigurisĂ«.
Njëri nga sulmet kishte në shënjestër një magazinë të Hezbollahut dhe tjetri një ndërtesë që strehon infrastrukturën civile të lëvizjes shiite libaneze në periferi të qytetit Baalbek. Për momentin Hezbollahu nuk ka bërë të ditur asgjë lidhur me incidentin. Provinca Baalbek, e vendosur në Luginën lindore Bekaa në kufi me Sirinë, është një bastion i Hezbollahut, i cili ka një prani të konsiderueshme ushtarake atje. Sulmet janë të parat që synojnë pozicionet e Hezbollahut jashtë Libanit jugor, skenën e përleshjeve të përditshme midis lëvizjes shiite dhe ushtrisë izraelite që nga fillimi i luftës në Gaza. Që nga 7 tetori, Hezbollahu ka shënjestruar çdo ditë pozicionet ushtarake izraelite në shenjë mbështetjeje për lëvizjen e Hamasit, ndërsa Izraeli po fillon sulmet kundër Libanit.
Më herët gjatë ditës së sotme, lëvizja shiite njoftoi se rrëzoi një dron izraelit Hermes 450 në Libanin jugor, rreth njëzet kilometra larg kufirit me Izraelin. Të paktën 278 njerëz, duke përfshirë 193 luftëtarë nga Hezbollah dhe grupe të tjera, si dhe 44 civilë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza. Nga ana izraelite, sipas ushtrisë, janë vrarë dhjetë ushtarë dhe gjashtë civilë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co