Sezoni i këngëve të reja i cili i paraprin projekteve të verës për këngëtarët kur ata prodhojnë edhe më shumë, është fare pranë. Nisur nga viti i shkuar që pati një ‘shpërthim’ të këngëve të reja thuajse çdo javë, duket se edhe kjo verë do të jetë po aq e nxehtë.
Megjithatë, Ronela Hajati ka patur një këshillë për kolegët e saj. Ajo i është referuar postimeve të vazhdueshme ku ata paralajmërojnë se kënga e radhës do të jetë hit apo do thyejë rekorde, duke i thënë që këtë e vendos publiku. Por sigurisht, nuk ka munguar pak ironi “alla Ronela”.
“Aman mos na shkatërroni karrierën me këto megahitet që paralajmëroni se do na prisni krahët si vjet… Punoni pa shumë llafe se atë hitin e vendosin njerëzit.”
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co