Gazetari Martin Leka pyeti Luçiano Boçin nëse do futen në zgjedhje me Edi Ramën apo jo. Si përgjigje ish-deputeti Boçi u shpreh se do të luftojnë deri në fund për të arritur qëllimin e tyre.
Martin Leka: Gjithë liderët e opozitës thonë që me Ramën nuk ka zgjedhje nuk do hyjmë në zgjedhje, do hyni në zgjedhje apo jo dhe si do veprojë opozita për të bërë zgjedhje pa Edi Ramën?
Luçiano Boçi: Deri tani ne po flasim dhe po veprojmë për të tilla gjëra, dhe po themi që nuk ka bojkot. Kjo nuk është çështje artikulimi nga ana ime, por është çështje moskuptimi nga ana juaj. Unë për këtë fola.
Martin Leka: Nuk e kuptoj
Luçiano Boçi: Ca të them unë është çështje njohurish
Eni Vasili: Leka ka një të drejtë. Ju thoni nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, por do shkojmë në zgjedhje me Edi Ramën. Kjo duhet sqaruar.
Luçiano Boçi: Ne zgjedhjet nuk i bojkotojmë dhe do luftojmë deri në fund dhe mos bojkot se do motivojmë edhe njerëzit sepse lufta vazhdon edhe ditën e zgjedhjeve.