Vera sapo ka nisur dhe të gjithë femrat dëshirojnë të kenë një lëkurë të nxirë. Mirëpo, sa të sigurta janë metodat që ne përdorim për t’u nxirë apo produktet farmaceutike për nxirje?
Dermatologia Erjona Shehu ishte e ftuar në “Ëake up” ku foli për mbrojtjen e lëkurës kundër rrezeve UV dhe tendencën për nxirje të shpejtë të lëkurës gjatë verës.
Ajo u shpreh se vajrat nxirës janë një alternativë e mirë, krahasuar me metodat “shtëpiake” si vaji i ullirit me karotë, megjithatë, vajrat apo kremrat nxirës nuk sigurojnë mbrojtjen ideale.
Duke parë tendencën që kanë njerëzit për t’u nxirë, sepse duken estetikisht më bukur, u mendua nga industria farmaceutike dhe u krijuan vajrat dhe kremrat nxirës me faktorë mbrojtës. Megjithatë, ato nuk e sigurojnë mbrojtjen ideale. Por, janë më mirë sesa vaji i ullirit me karotë, që shkakton djegie dhe masakron lëkurën, – u shpreh ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co