“A i kanë uruar ish-partnerët për lidhjen?”, Eneda Tarifa shpërthen në të qeshura

a i kane uruar ish partneret per lidhjen eneda tarifa shperthen ne te qeshura
a i kane uruar ish partneret per lidhjen eneda tarifa shperthen ne te qeshura

Lidhja e Eneda Tarifës dhe Gent Laskut ka qenë një ndër raportet dashurore që ka bërë bujë në media. Ata e kanë rrëfyer më herët historinë e tyre të dashurisë dhe duket se gjithçka po e shijojnë shumë. “Jemi shumë të lumtur me njëri-tjetrin, i kemi gjërat shumë të thjeshta”, u shpreh Eneda gjatë intervistës në podcast-in e Albana Osmanit. Megjithatë, moderatorja pati edhe një pyetje ‘pikante’ ku këngëtarja shpërtheu në të qeshura.

Albana Osmani: A ju kanë uruar ish-partnerët për lidhjen tuaj?

Eneda Tarifa: Kjo ishte shumë e bukur. Kur kanë ndodhur ndonjëherë kjo? Nuk besoj që kjo të ndodhë ndonjëherë, të paktën në Shqipëri. Ne nuk jemi në këto kushte akoma. Do një tjetër pjekuri, do një tjetër dekadë, do një tjetër hapje, do një tjetër dashuri për tjetrin, do një tjetër reflektim të thellë, të brendshëm të vetes tënde, të kuptosh se ku i ke pasur ti gabimet fillimisht, pastaj të kthehesh.

Këngëtarja gjithashtu mohoi lajmet për shtatzëni dhe pohoi se në të vërtetë thjesht ka shtuar disa kilogramë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →