Lifestyle

A ia dha lekët Ilir Shaqiri? Sabian Medini zbulon si qëndron e vërteta

a ia dha leket ilir shaqiri sabian medini zbulon si qendron e verteta
a ia dha leket ilir shaqiri sabian medini zbulon si qendron e verteta

TIRANE

“Ti je 100 mijë euroshi im”. Kjo shprehje e Ilir Shaqirit për Sabian Medinin ishte ndër batutat më ikonike nga edicioni i parë i “Big Brother VIP Albania”.

Dy artistët nisën një miqësi me njëri-tjetrin gjatë reality show-t, që në fakt vijon ende edhe pas dy vjetësh. I pyetur nga moderatorja Erjola Doçi, në një intervistë për “Top Arena”, nëse e ka ende zemrën e balerinit, këngëtari u përgjigj: “Patjetër. Është miku im më i mirë”.

Moderatorja e ngacmoi Sabianin, teksa kërkoi të dijë nëse nëse Iliri i ka dhënë paratë që i kishte premtuar.

“Ishte në mënyrë figurative. Më ka bërë dhuratën që i ka dashur zemra. Aq sa ka mundur”, – tha Sabiani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts