A ishte postimi i A-Rod një dedikim për J.Lo-në?

a ishte postimi i a rod nje dedikim per j lo ne

Alex Rodriguez u rikthye në qendër të vëmendjes për postimin e një citimi disa orë pasi lajmi për kërkesën e divorcit të Jennifer Lopez u publikua.

Fansat dyshuan se postimi i sportistit ishte një reagim për lëvizjen e fundit ligjore të J.Lo për t’i dhënë fund martesës së saj me Ben Affleck.

“Ose shkoni në njërën anë ose në tjetrën, mund të jeni gjithashtu ju që do të vendosni drejtimin”, thuhet në citimin e Rodriguez.

Megjithatë, një burim i tha revistës People se ylli i MLB është i lumtur me të dashurën e tij trajnere, Jaclyn Cordeiro, dhe postimi ishte thjesht i rastësishëm.

“Alex është me të vërtetë shumë i lumtur që po kalon kohë cilësore me Jaclyn dhe familjen e tij,” zbuloi burimi i brendshëm.

  • foto galeri
  • foto galeri

Rodriguez ka dy vajza Natasha dhe Ella me ish-bashkëshorten Cynthia Scurtis.

Lopez dhe Rodriguez fillimisht nisën të takoheshin në vitin 2017 dhe njoftuan fejesën e tyre në 2019-ën, por e shtynë dasmën e tyre për shkak të pandemisë COVID-19. Më vonë, në vitin 2021, ish-çifti njoftoi ndarjen e tyre vetëm disa javë para se Lopez të rindezte romancën e saj me Affleck.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →