Personat alergjikë mund të ndiejnë mbylljen e hundëve, sepse grimcat e vogla siç janë: poleni, sporja e mykut, pluhuri dhe mola, të mbërthyera në filtrat e kondicionerëve, aktivizohen kur të ndizet kondicioneri
Kondicioneri pĂ«rfundimisht ndikon qĂ« dikujt tâi rrjedhin hundĂ«t ose tâi mbyllen, theksojnĂ« ekspertĂ«t amerikanĂ«.
E para, hyrja në ambient të ftohtë, në dhomë të thatë mund të shkaktojë rrjedhje të hundëve, njëlloj si dalja në ditët e ftohta të dimrit kur disa njerëz kanë nevojë për fasoleta, thotë dr. Johnn Ohman, shef i Repartit të Alergologjisë në Qendrën Mjekësore në Boston.
Si duket, ajri i ftohtë shkakton refleksin e sistemit nervor në hundë, i cili aktivizon gjëndrat në membranat nazale që të prodhojnë jargë.
Problemi mund të jetë posaçërisht i shprehur te ata me probleme alergjike.
Ndryshimet e temperaturës dhe lagështisë, megjithatë, do të duhej të shkaktonin vetëm mbyllje të përkohshme të hundëve, thotë dr. Ohman.
Personat alergjikë mund të ndiejnë mbylljen e hundëve, sepse grimcat e vogla siç janë: poleni, sporja e mykut, pluhuri dhe mola, të mbërthyera në filtrat e kondicionerëve, aktivizohen kur të ndizet kondicioneri, thotë dr Maria Garcia-Lloret, alergolog në UCLA.
Rinologu ka theksuar që është me rëndësi ndërrimi i rregullt i filtrave të kondicionerëve.
NĂ«se nuk i mirĂ«mbani, çdo gjĂ« qĂ« thithni filtrohet nĂ«pĂ«rmjet kĂ«saj âfleteâ gjigante tĂ« pluhurit, duke kthyer pluhurin nĂ« ajĂ«r
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co