Abuzimet te Tatimet/ Kush është Ram Papaj, drejtori i komanduar në shkelje të ligjeve! Pas denoncimit të “Vetting” ‘shkundet’ DPT. Ish-drejtori tregon çfarë ndodhi

abuzimet te tatimet kush eshte ram papaj drejtori i komanduar ne shkelje te ligjeve pas denoncimit te vetting shkundet dpt ish drejtori tregon cfare ndodhi
abuzimet te tatimet kush eshte ram papaj drejtori i komanduar ne shkelje te ligjeve pas denoncimit te vetting shkundet dpt ish drejtori tregon cfare ndodhi

Muharrem Doku, ish-drejtori i Auditit të Tiranës ka denoncuar shkeljet ligjore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, me në krye drejtorin Ceno Klosi.
Doku ka treguar për News24 se është shkarkuar nga detyra në mënyrë të jashtëligjshme, ndërkohë që pas emisionit Vetting, ku u denoncuan abuzimet, drejtoria e Tatimeve ka pezulluar të gjitha masat ndëshkimorë që kishin vënë ndaj punonjësve të Tatimeve. “Sot mora informacion që Komisioni i Disiplinës pranë DDPT ka pezulluar masat disiplinore ndaj punonjësve të tatimeve me faktin se është bërë publik një fakt i tillë nga emisioni Vetting.

Ata kanë pezulluar të gjitha masat disiplinorë ndaj punonjësve të administratës Tatimore. Ndaj meje, ata ndërmorën vjet duke qenë në kundërshtim me ligjin, një masë disiplinore, po ashtu dhe masën e largimit nga puna duke shkelur ligjin”, ka thënë Muharrem Doku.

Sipas Dokut, kjo ka ndodhur për faktin se vendimet janë dhënë nga drejtoret e komanduar, të cilët janë emëruar në kundërshtim me ligjin për Tatimet, po ashtu dhe në shkelje të ligjit për nënpunësi civil.

Ish-drejtori i Auditit ka denoncuar Ram Papajn, drejtorin e komanduar të Tiranës te Tatimet, i cili i ka dhënë dy vlerësime negative brenda një muaji, ndërkohë që sipas ligjit këtë akt s’mund ta ndërmerrte më herët se 6 muaj.

Intervista me ish-drejtorin e Auditit: 

Emërimet në detyrë janë denoncuar në Vetting për ngritjen në detyrë ë kundërshtim me ligjin? Rasti i Ram Papajt është ngritur në detyrë si drejtor i komanduar, a ka kompetenca ai t’ju shkarkojë?

Muharrem Doku: Duke qenë person i komanduar ligji për procedurat tatimore dhe ligji për nëpunësin civil nuk parashikon komandimin e punonjësve apo drejtuesve në detyrë. Kjo është një shkelje që unë gjithmonë e kam kundërshtuar, e kam bërë publike tek të gjithë punonjësve, duke thënë se është në kundërshtim me ligjin. Dhe sot akoma, zotëria Ram Papaj vijon të jetë në detyrë, duke marrë vendime.

Sot mora informacion që Komisioni i Disiplinës pranë DDPT ka pezulluar masat disiplinore ndaj punonjësve të tatimeve me faktin se është bërë publik një fakt i tillë nga emisioni Vetting. Ata kanë pezulluar të gjitha masat disiplinorë ndaj punonjësve të administratës Tatimore. Ndaj meje, ata ndërmorën vjet duke qenë në kundërshtim me ligjin, një masë disiplinore, po ashtu dhe masën e largimit nga puna duke shkelur ligjin.

Proces që ju e keni çuar në gjykatë?

Jam në proces gjyqësor dhe vazhdoj ta ndjek në Gjykatën Amnistive.

Si ndikon kjo frymë, nga komandimet, tek emërimet në detyrë në kundërshtim me ligjin tek qytetarët që kanë biznes sepse janë ata që preken?

Muharrem Doku: Jo vetëm qytetarët, por sidomos tek punonjësit e administratës tatimore.

Te punonjësit e tatimeve ka një frymë shumë të keqe, por duhet të mendojmë se shumica e tyre janë familjarë e kanë halle, nëse ikin e kanë të pamundur të gjejnë punë tjetër. Ata detyrohen t’i nënshtrohen një terrori. Është një terror që ushtrohet nga drejtuesit e Administratës Tatimore. Eshtë e pamundur që të marrësh kontakte me ata…

Pse janë bërë këto emërime të komanduara nga Ceno Klosi?

Muharrem Doku: Komandimet janë bërë për presion, për t’u ushtruar terror punonjësve të administratës Tatimore.

Cili është qëllimi final?

Muharrem Doku: Qëllimi përfundimtar janë interesat e drejtuesve. I heqin ditën e punës dhe kjo është një flagrancë që nuk parashikohet në ligj. U japin masa disiplinore të vazhdueshme…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →