Adele zbulon këngën që i ndryshoi jetën: “Isha në depresion”

adele zbulon kengen qe i ndryshoi jeten isha ne depresion
adele zbulon kengen qe i ndryshoi jeten isha ne depresion

Adele ka pasur hite njëri pas tjetrit në karrierën e saj dhe së fundmi po mban një turne. Artistja mbërriti në Mynih të shtunën e kaluar, gati për t’u dhënë një eksperiencë të madhe të gjithë të pranishmëve. Në fund, ajo përfundoi duke u dhuruar atyre një nga momentet më emocionuese.

Kur Adele ishte gati të performonte “Someone Like You”, ajo vendosi të ndalej dhe të fliste hapur për fansat e saj. Artistja ishte gati të shpërthente në lot para se të këndonte këngën, por mbajti një nga fjalimet e saj më emocionuese.

“Kjo këngë më ndryshoi jetën. E shkrova në një kohë të jetës sime kur isha në nivelin më të ulët që kam qenë ndonjëherë,” filloi ajo.

Këngëtarja u shpreh se si ndihej atëherë dhe çfarë do të thoshte për të ‘Someone Like You’:

“Nuk doja të rrija në shtëpi. Qëndroja deri vonë çdo natë dhe qaja shpesh vetëm. Nuk doja të takoja miq dhe të bëja gjëra të tilla isha në depresion”.

Adele dërgoi edhe një mesazh për të gjithë ata të rinj që ishin në koncertin e saj.

“Do të doja që dikush të më kishte thënë që kur të isha 21 vjeç, njerëzit do ta këndojnë një ditë këtë këngë “Someone Like You”. Kjo është gjeniu i muzikës”, tha artistja përpara se të performonte këngën që i ndryshoi përgjithmonë jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →