Bota

“Ai nuk kishte frikë, as ne nuk kemi!”/ U trajtua si hero, përcillet për të banesën e fundit Alexei Navalny, kundërshtari më i madh i Putinit

ai nuk kishte frike as ne nuk kemi u trajtua si hero percillet per te banesen e fundit alexei navalny kundershtari me i madh i putinit
ai nuk kishte frike as ne nuk kemi u trajtua si hero percillet per te banesen e fundit alexei navalny kundershtari me i madh i putinit

Sot është përcjellë për në banesën e fundit ish kritiku dhe kundërshtari më i madh i presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny.

Nën forca të shtuara të sigurisë, arkivoli ka mbërritur në varrezat e Moskës, ku do të bëhet edhe varrosja e tij pas pak.

Ndërkohë që kambanat e kishës binin, qytetarët e mbledhur për t’i dhënë Navalnys lamtumirën e fundit, brohorisnin: Ai nuk kishte frikë, as ne nuk kemi”, “Faleminderit Alexei!”.

Teksa hidhnin lule në rrugë ata brohorisnin: “Nuk do të të harrojmë”, ndërkohë që duartrokisnin gjithë kohës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts