Shqiperia

Aksident i qëllimshëm, drogë, plumba dhe…/ Çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, zbardhen emrat e tre të arrestuarve (FOTO)

aksident i qellimshem droge plumba dhe cfare ndodhi mbremjen e djeshme ne tirane zbardhen emrat e tre te arrestuarve foto
aksident i qellimshem droge plumba dhe cfare ndodhi mbremjen e djeshme ne tirane zbardhen emrat e tre te arrestuarve foto

Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur detaje nga operacioni i mbrëmshëm në kryeqytet, që përfundoi me plagosjen dhe arrestimin e një personi dhe vënien në pranga të dy të tjerëve.

Igli Begaj 20 vjeç dhe Shkelqim Ostreni 26 vjeç, përfunduan në pranga e policisë në operacionin që përfundoi me plagosjen e më pas arrestimin e Enea Sulejmanit, ish-kreu i shoqatës së Transportit Ndërqytetas.

Në momentin e ndalimit ai nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe i ka dhënë me shpejtësi mjetit të tij duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Ka qenë ky momenti ku një prej efektivëve ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të tij duke e lënë të plagosur.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore nuk rezulton që efektivet të kenë bërë shkelje, për shkak se atyre u është rrezikuar jeta. Tre personat që u arrestuan dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut dhe do të shkëmbenin drogën tek vendi ku u kapen nga agjentet e antidrogës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts