Shqiperia

Aksident në kryeqytet/ Golf-i humb kontrollin dhe përplaset me karrotrecin, merr përpara edhe 4 të rinj, 3 prej tyre në spital

aksident ne kryeqytet golf i humb kontrollin dhe perplaset me karrotrecin merr perpara edhe 4 te rinj 3 prej tyre ne spital
aksident ne kryeqytet golf i humb kontrollin dhe perplaset me karrotrecin merr perpara edhe 4 te rinj 3 prej tyre ne spital

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në zonën e 5 majit.

Mësohet se një automjet tip VolksWagen Golf 5 ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur me një karrotrec të parkuar anash rrugës.

Më pas mjeti ka përplasur 4 djem të rinj që ishin në cep të rrugës. 3 prej tyre kanë përfunduar në spital pasi kanë pasur dëmtime të lehta.

Ndërkohë në vend ngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe po vijojnë me hetimet për shkaqet e aksidentit ku paraprakisht dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts