Shqiperia

Aksident pranë kopshtit Zoologjik, betonierja përplas 44-vjeçarin 

aksident prane kopshtit zoologjik betonierja perplas 44 vjecarin
aksident prane kopshtit zoologjik betonierja perplas 44 vjecarin

Një 44-vjeçar është plagosur ditën e sotme në kryeqytet pasi një betoniere e ka aksidentuar në afërsi të kopështit Zoologjik.

Raportohet se si pasojë G. K., 44 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2024, në afërsi të kopshtit Zoologjik, shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin (betoniere), ka aksidentuar shtetasin G. K., 44 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts