Shqiperia

Aksidenti me vdekje në Durrës/ Dalin pamjet nga vendngjarja, dëshmitarja: Autori drejtonte një “Benz” të bardhë. U largua…

aksidenti me vdekje ne durres dalin pamjet nga vendngjarja deshmitarja autori drejtonte nje benz te bardhe u largua
aksidenti me vdekje ne durres dalin pamjet nga vendngjarja deshmitarja autori drejtonte nje benz te bardhe u largua

Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes ku u aksidentua një i moshuar pak minuta më parë në Durrës.

Një nga dëshmitaret ka rrëfyer se autori ishte duke drejtuar një automjet tip “Benz” ngjyrë të bardhë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

“Kishte një benz të bardhë, e goditi aty. Makina më pas iku”, tha ajo.

[embedded content]

Ndërkohë policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë në lagjen 13, Durrës.

Bëhet me dije se viktima është identifikuar, ndërsa edhe blutë deklarojnë se drejtuesi i automjetit pasi ka përplasur të moshuarin, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Identiteti i autorit mbetet ende i panjohur për organet e rendit.

Njoftimi: 

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

vijon./…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts