Aktori i njohur Matthew McConaughey ndau në Instagram një selfie që i la fansat e tij të shqetësuar.
Në foton ku u shfaq me syrin e djathtë të ënjtur, McConaughey sqaroi se e kishte pickuar një bletë.
“Ënjtje nga bleta”, -shkroi ai. Pavarësisht pamjes shqetësuese të syrit të tij, McConaughey dukej se ishte në humor të mirë, duke buzëqeshur para kamerës.
Ndjekësit e tij nxituan të komentonin duke treguar shqetësimin e tyre, por nuk i kursyen as disa nota humori për ta bërë situatën më pak dramatike.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co