Bota

Akuza për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve, gjykata vendos se Trump nuk ka imunitet presidencial

akuza per permbysjen e rezultatit te zgjedhjeve gjykata vendos se trump nuk ka imunitet presidencial
akuza per permbysjen e rezultatit te zgjedhjeve gjykata vendos se trump nuk ka imunitet presidencial

Donald Trump nuk ka imunitet presidencial dhe mund të ndiqet penalisht me akuzat për komplot për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, ka vendosur një gjykatë amerikane sot.

Trump kishte pohuar në çështjen ligjore se ai ishte i imunizuar nga akuzat penale për aktet që ai tha se i përkisnin detyrave të tij si president.

Megjithatë vendimi i së martës në Uashington DC e rrëzoi këtë pretendim.

Kjo është një pengesë për Trump, i cili për vite me radhë ka përmendur imunitetin presidencial teksa po luftonte me drejtësinë në shumë raste.

Ish-presidenti pritet të apelojë kundër vendimit, që do të thotë se çështja mund të shkojë përfundimisht në Gjykatën e Lartë, ku konservatorët kanë një shumicë 6-3.

Prokurori i posaçëm i SHBA-së, Jack Smith, ka akuzuar Trump për komplot për të përmbysur fitoren e Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020 dhe për mashtrim për të qëndruar në detyrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts