Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike i ka bërë thirrje SPAK që të marrë nën hetim dosjen Veliaj – Qato – Tushe për shkatërrimin e pallatit tek “Myslim Keta”.
“E dini kush e bëri? Kompania ‘5D’ e Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij. Maranglen Qato ishte në krye të forcave policore, më i dhunshëm se ata. Për arsyen të xhepit të vet, sepse paratë e demolimit do shkonin në llogaritë e 5D, kompanisë ku ai ishte ortak dhe shefi i tij Veliaj aksioneri kryesor“, tha Kalaja në një deklaratë për medita nga selia e PD të Rithemelimit.
Deklarata
Në prill të vitit 2023 denoncuam tenderin e demolimit të një pallati te Rruga ‘Myslym Keta’ në Kombinat. Me të njëjtën metodë si te Teatri, Unaza e Re, Shkozë, 5 Maji e gjetkë, nën mbështetjen e Policisë, jo të Shtetit por të pushtetit, pasi u prenë banorëve në mes të natës ujin e dritat, u bë demolimi i pallatit.
E dini kush e bëri? Kompania ‘5D’ e Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij. Maranglen Qato ishte në krye të forcave policore, më i dhunshëm se ata. Për arsyen të xhepit të vet, sepse paratë e demolimit do shkonin në llogaritë e 5D, kompanisë ku ai ishte ortak dhe shefi i tij Veliaj aksioneri kryesor.
Veprat penale për të cilat kallëzuam para një viti zyrtarët më të lartë të Bashkisë, nga Kryetari Veliaj, nënkryetari Mazniku bashkë me 30 Drejtorë, nga Taulant Tushe deri te Maringlen Qato, të dy tashmë të arrestuar nga SPAK, janë shpërdorimi detyrës, falsifikim i dokumenteve, ushtrim i ndikimit të paligjshëm, pastrimi i produktit të veprave penale etj.
Të gjitha kompetencë e SPAK.
Por Dumani as këtë herë nuk ‘zhgënjeu’.
Megjithëse, sipas ligjit procedural penal, kjo çështje duhej hetuar nga SPAK, sipas shkresës së mëposhtme Dumani i’a kalon për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.
Ndodhur në kushtet kur, të gjithë subjektet janë të lidhura me abuzimet e kompanisë 5 D, ne i kërkojmë Prokurorisë së Tiranës të dërgojë për kompetencë këtë dosje në SPAK dhe të bashkojë atë me të 5 D.
Po kështu, nisur nga numri i madh i personave të përfshirë në këtë vepër penale, ne kemi ngritur dyshime të arsyeshme se jemi përpara një Grupi të Strukturuar Kriminal nën drejtimin e Erion Veliajt.
Nisur nga faktet e provat që janë evidente pranë SPAK, kërkojmë arrestimin sa më të ngutshëm të Veliajt, si një rrezik serioz për prishjen dhe manipulimin e provave.
Ne nuk do ndalemi derisa të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat dhe paratë publike, të shkojnë para ligjit.
Për të ndalur hemoragjinë e abuzimeve dhe vjedhjeve, për të shkulur hajdutët profesionistë nga zyrat e Bashkisë, për ta rimarrë qytetin në dorë, bashkohuni me protestën e së enjtes më 11 prill ora 11.00 para Bashkisë!
O sot, o kurrë!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co