Bota

“Po përhapen dezinformata”, Guterres: Gazetarët ndërkombëtarë duhet të lejohen të hyjnë në Gaza

po perhapen dezinformata guterres gazetaret nderkombetare duhet te lejohen te hyjne ne gaza
po perhapen dezinformata guterres gazetaret nderkombetare duhet te lejohen te hyjne ne gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka kërkuar që gazetarët ndërkombëtarë duhet të lejohen të hyjnë në Gaza për të raportuar për atë që po ndodh atje.

Guterres shtoi se momentalisht kjo është një luftë informacioni, që sjell errësim të fakteve dhe zhvendosje të fajit.

Kjo sipas kreut të OKB, sjell edhe përkeqësimin e ndikimit të konfliktit.

“Moslejimi i hyrjes së gazetarëve ndërkombëtarë në Gaza lejon që dezinformatat dhe narrativat e rreme të lulëzojnë”, shkroi ai në një postim në rrjetin social “X”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts