Kosova

Ambasada britanike: S’ka asnjë model të Irlandës së Veriut që mund të imponohet si “zgjidhje për Kosovën”

ambasada britanike ska asnje model te irlandes se veriut qe mund te imponohet si zgjidhje per kosoven
ambasada britanike ska asnje model te irlandes se veriut qe mund te imponohet si zgjidhje per kosoven

Mbretëria e Bashkuar beson se ka gjëra që Kosova dhe Serbia mund t’i mësojnë nga Marrëveshja e së Premtes së Mirë, e cila para 26 vjetësh i dha fund dhunës së gjatë në Irlandën e Veriut. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, tha në një përgjigje për Gazetën Express se nuk ka asnjë model të tillë që mund të imponohet për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet plotësisht e përkushtuar për ta mbështetur Dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e së Premtes së Mirë u negociua dhe i ka qëndruar provës së kohës si rezultat i të gjitha palëve që demonstruan një përkushtim ndaj dialogut dhe pajtimit. Edhe pse ne besojmë se ka mësime që mund të mësohen nga ky proces i paqes, nuk ka asnjë ‘model të Irlandës së Veriut’ që mund të imponohet si një “zgjidhje për Kosovën””, thuhet në përgjigjen e ambasadës britanike.

I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach, e kishte përmendur Marrëveshjen e Belfastit si shembull për arritjen e pajtimit me respekt, lëshime dhe negociata. “Unë flas si një britanik për t’ia kujtuar audiencës se pas vitesh vërtet të vështira, 25 vjet më parë të dyja palët në Irlandën e Veriut u ulën dhe krijuan Marrëveshjen e së Premtes së Mirë dhe ajo i qëndroi kohës. Dhe ky është një mësim i mirë për pajtim. Pra, ka të bëjë me respektin, ka të bëjë me lëshimet, negociatat, por mbi të gjitha ka të bëjë me vazhdimin e dialogut”, deklaronte Peach më 4 mars, në një panel diskutimi për sfidat dhe mundësitë në Ballkan në Forumin e Diplomacisë në Antalya.

Ai u prit të enjten në Prishtinë nga krerët e shtetit. Në takimin me të, kryeministri Albin Kurti, siç njoftoi ZKM, “ndau me Lord Peach reflektimet e tij për vizitën që kishte në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, si dhe takimet në Irlandën e Veriut në fund të muajit shkurt të këtij viti”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts