Amerikanja 97-vjeçare kërkon me ngulm të rikthehet në punë, pasi humbi gjyqin dhe apeloi vendimin

amerikanja 97 vjecare kerkon me ngulm te rikthehet ne pune pasi humbi gjyqin dhe apeloi vendimin
amerikanja 97 vjecare kerkon me ngulm te rikthehet ne pune pasi humbi gjyqin dhe apeloi vendimin

Gjyqtarja 97-vjeçare amerikane, Pauline Newman, humbi një padi që ajo ngriti për t’u rikthyer në punë pasi u pezullua vitin e kaluar për shkak të problemeve të dyshuara njohëse dhe fizike që lidhen me moshën e saj.

Newman u përpoq të kundërshtonte pezullimin e saj nga gjykata, e cila fokusohet në patentat, markat tregtare dhe çështje të tjera, me një padi që thotë se një ligj i vitit 1980 i quajtur Akti i Sjelljes Gjyqësore dhe Paaftësisë, i cili përcakton procesin për largimin e gjyqtarëve, është jokushtetues.

Gjykatësi i qarkut Christopher Cooper vendosi të martën kundër pretendimeve të Newmanit se ligji shkelte të drejtat e saj kushtetuese të procesit të rregullt ligjor, shkruan reuters.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →