Sport

Ankandi për sulmuesin e Kukësit, në skenë del edhe një tjetër klub i Superiores

ankandi per sulmuesin e kukesit ne skene del edhe nje tjeter klub i superiores
ankandi per sulmuesin e kukesit ne skene del edhe nje tjeter klub i superiores

Të gjithë e kërkonin pas mbylljes së kampionatit që shkoi, ku ai spikati me fanellën e Kukësit, por askush nuk e ka marrë deri tani.Sepse nuk është, lojtari ka kontratë me klubin kuksian dhe kushdo që dëshiron ta ketë duhet të paguajë. Mustafa Salami është ende një lojtar i skuadrës që ra në Kategorinë e Parë dhe gjasat janë shumë të mëdha që sulmuesi anësor të mos luajë në këtë nivel. Ai pritet të mbetet pjesë e Superiores dhe pas Partizanit, që shfaqi interes më parë, në skenë duket se ka dalë edhe klubi tjetër kryeqytetas, Dinamo.

Klubi i Kukësit, që e ka nën kontratë këtë futbollist, kishte pretendime të mëdha financiare për 22-vjeçarin, autor i 5 golave sezonin e fundit, por ka kaluar jo pak kohë dhe ende nuk ka një marrëveshje për skuadrën e re të Salamit. Kjo situatë ndoshta e ka bërë Kukësin që ta ulë pak çmimin dhe në këtë rast mund të përfitojë Dinamo, por nuk mund të thuhet se nigeriani do të jetë lojtar i “Nëndetëses”, sepse në merkato çdo gjë mund të ndodhë. Lojtari është në radarët blu dhe tani mbetet të shihet, nëse do të ketë një marrëveshje mes tri palëve: Kukësit, Dinamos dhe vetë futbollistit.

POZICIONI – Mustafa Salami luan si sulmues i krahut të djathtë, pozicion që aktualisht te Dinamo e mbulon Baton Zabërgja, një titullar i rëndësishëm i bluve. Po ashtu, kryeqytetasit kanë afruar edhe Qardakun, shkodranin që luan si sulmues i djathtë, por gjithashtu luan edhe majtas. Nëse blutë e marrin Salamin, pa dyshim që ai do të jetë pjesë e formacionit, sepse nuk do të kishte sens që të paguanin për ta marrë nga një klub tjetër dhe ta mbanin në stol.

Nëse nigeriani luan në pozicionin e tij natyral, atëherë më shumë gjasa mund të kemi një spostim të Zabërgjës si sulmuesi i deklaruar. Ose stafi teknik i Dinamos mund t’i gjejë Salamit një pozicion të ri në fushë, ndryshe nga ai që ka bërë te Kukësi. E vërteta është se Dinamo është në kërkim të përforcimeve për sulmin, por më shumë për qendrën e këtij reparti. Më parë janë afruar Mandela dhe Qrdaku nga Kategoria e Parë, por edhe Xhordi, një afrikan i ri në moshë që mund të luajë edhe me ekipin e 19-vjeçarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts